Kurseni deri ne 40 per qind energji elektrike me Izopllaken Blu nga Izoterm Albania
IZOPLLAKA Blu, është nje panel i prodhuar nga polisterol i derdhur, vetëshues, me patura të stampuara nga të katër anët. Prodhohet me një teknologji tërësisht të re, bazuar në metodën e injeksionit për prodhimin e pllakave të derdhura sipas kallëpit ( jo me prerje).
Ky panel në Shqipëri vjen nga kompania IZOTERM, e cila është promotore e të gjitha produkteve të polisterolit (EPS) si dhe teknologjive të aplikimit për termoizolim dhe funksione të tjera që sot perdoren gjërësisht në ndërtim. IZOTERM është lider në tregun e materialeve termoizoluese.
Përdorimi:
-Përdorimi mes mureve
-Përdorimi në kolona, trarët (nyje termike)
-Përdorimi për veshje nga jashtë
-Përdorimi në tarracë
-Përdorimi në çati
Karakteristikat/Avantazhet:
Në sajë të strukturës, IZOPLLAKA Blu me përcjellshmëri termike të ulët, realizon termoizolim perfekt në krahasim me çdo material tjetër.
Rezistencë ndaj absorbimit të lagështirës (është hidrofob).
Rezistencë të lartë në shtypje.
Dendësi homogjene në të gjithë masën.
Veti shumë të mira akustike.
Qëndrueshmëri dimensionale në kohë dhe gjatë ndryshimeve të temperaturës.
Lehtësisht e montueshme në sajë të paturave nga të katër anët, duke bërë të mundur eleminimin e nyjeve termike.
Spesori i IZOPLLAKËS Blu mundëson shfrytëzim maksimal të sipërfaqes së banuar, ndërkohë që për materialet e tjera do të duhej nje spesor më i madh, për të realizuar të njëjtën shkallë termoizolimi.
Kursen deri në 40 % të konsumit të energjisë elektrike.