×
Secondary Adv

Elon Musk, po krijon robotet qe do bejne punet tuaja te shtepise

Share on Google+

Pas prodhimit të makinave elektrike dhe dërgimit të njerëzve në Mars, qëllimi tjetër i Elon Musk është të krijojë një robot për të bërë punët e shtëpisë.

 

Për këtë Open AI e kryesuar nga Musk dhe presidenti i kompanisë Y Combinator, Sam Altman po planifikon të përdorë disa nga robotët e prodhuar më parë, për mos i krijuar ata nga fillimi.

Open Ai është një kompani jofitimprurëse e inteligjencës artificiale, e cila morri më shumë se 1 miliard financime kur u hap në vitin 2015.  Por duket se ajo ka aspirata më të mëdha se sa krijimi i disa robotave të thjeshtë, që mund të bëjnë punët tona të përditshme.

Kompania po eksploron me robotë të sofistikuar, të cilët mund të shkojnë përtej zbulimit të parashikimit të motit apo drejtimit, në detyra të vërteta dhe të nderlikuara si përshembull bashkë bisedimi me përdoruesin.

Sipas një sondazhi të bërë së fundmi në Britaninë e Madhe 1 në 5 të rritur donin që punët e tyre të shtëpisë sidomos hekurosjen ta bëntë një robot. Ndërsa sipas një studimi nga Këshilli i kërkimeve shkencore dhe inxhinierike, rezulton se në Angli më shumë se gjysma e të rriturve besojnë se kjo teknologji do të jetë realitet brenda 25 viteve të ardhshme.


Më të lexuarat