×
Secondary Adv

Kullat nenujore prej xhami, te cilat mund rilindin koralet

Share on Google+

Shkëmbinjtë nënujorë janë një mozaik kompleks i bimëve dhe kafshëve detare . Ata luajnë një rol të rëndësishëm në balancimin e ekosistemit në ujë. Polipet brenda koraleve kontrollojnë përmbajtjen e dioksidit të karbonit në ujë duke i kthyer ato në guaska gëlqerore. Përveç biologjikisht të dobishme për njerëzimin, shkëmbinjtë nënujorë kanë vlera të konsiderueshme ekonomike.

 

Por, pavarësisht vlerave dhe rëndësisë së tyre, nuk ka asnjë përpjekje minimale për ti mbrojtur nga kërcënimet njerëzore apo çrregullimet natyrore. Sipas një hulumtimi të finanuar nga WWF në vitet e ardhshme në shumë zona ato rrezikojnë të zhduken plotësisht.

Për këtë dy arkitetktë nga Malajzia kanë treguar projektin e tyre për ndërtimin e kullave nënujore, me qëllim “rilindjen” e koraleve. Projekti i quajtur “Aquarim Trinity” ka tre kulla, ku koralet do të rriten dhe më pas me një anije të veçantë, mund të transplantohen në zonat ku ata nevojiten.

Planet për “Aquarim Trinity” përfshijnë një laborator kërkimor qëndror, i cili përdoret për prodhimin dhe kanalizimin e koraleve me një nëndetëse, që do shpërndajë speciet për të zhvilluar koloni të reja në zonat, ku koralet rrezikojnë të zhduken.


Më të lexuarat