Secondary Adv

Pastruesi i pare i oqeaneve testohet javen e ardhshme

Share on Google+

Në ditët e sotme oqeanet janë ndotur nga tonelata të lëndëve plastike, duke vrarë shumë gjallesa dhe duke dëmtuar mjedisin.

 

Këto mbetje plastike përbëjnë një problem që duhet të trajtohet dhe duket se një kompani hollandeze ka gjetur një zgjidhje praktike për të pastruar oqeanet. Fondacioni “The Ocean Cleanup” do të testojë këtë javë prototipin e tij parë. Ai do të instalohet në bregdetin hollandez në Detin e Veriut.

CEO Boyan Slat ishte vetëm 16 vjeç, kur dha idenë për themelimin e kompanisë, pasi gjatë një zhytjeje  gjeti më shumë qese plastike në ujë sesa peshq. Sipas një njoftimi për shtyp mbështëtësit e këtij projekti janë qeveria hollandeze dhe kontraktori detar me famë botërore “Royal Boskalis Westminster N.V.”


Më të lexuarat