Secondary Adv

Suedia nderton autostraden e pare elektrike ne bote

Share on Google+

Pas disa vitesh pune dhe bashkëpunimi me kompaninë Siemens, Suedia ka instaluar më shumë se 1.6 km (1 milje) kabllo elektrike mbi korsinë e një prej rrugëve kryesore të saj.

 

Ajo është dizenjuar më shumë për mjete të mëdha transporti si përshembull kamionët. Qëllimi i këtij projekti është që deri në 2020 të minimizohet përdorimi i naftës. Aktualisht ky projekt është duke u zhvilluar në qytetin Sandviken. Në qoftë se çdo gjë shkon mirë atëherë ai do të shtrihet për më shumë se 193 km të autostradës, nga qyteti bregdetar Gävle në qytetin industrial të Borlänge.

Për disa ky dizajn mund të duket si një hap prapa, pasi tashmë Tesla ka treguar sesi mund të elektrifikosh një makinë me anë të baterisë, pa pasur nevojën për kabllo. Por kamionët e mëdhenj kanë kërkesa të ndryshme për energji se mjetet e zakonshme.

Për të karikuar një kamion me energji elektrike një prodhuesit i duhet ta ngarkojë atë me shumë bateri dhe vështirë se do të kishte hapësirë për të transportuar diçka. Kështu e vetmja mënyrë për të eliminuar motorët me djegie është që kamionët të lidhen me një burim energjie të jashtëm.


Më të lexuarat