Kurseni energji me panelet diellore Sammler nga Hidro-Solar
Hidro-Solar angazhohet ndaj të gjithë atyre që na kanë njohur në këto vite dhe do vazhdojmë t’ju shërbejmë me po të njëjtin përkushtim dhe përgjegjësi, madje dhe ndaj atyre që nuk na kanë njohur, për të sjellë besimin e tyre tek ne dhe tek produktet tona.
Karakteristika teknike:
Depozita
- Me mbulesë të jashtme speciale me ngjyrën RAL9006 prej çeliku me mbrojtje ndaj rezatimit UV.
- Rezultati estetik i përkryer për arsye të veshjes speciale të depozitës (pa ponte dhe perçina)
- Mbrotje e brendshme nga smalt i pastër (WENDEL Gjermani). Produkti ynë është i çertifikuar nga autoriteti gjerman i emaluesve.
- Dy shufra magnezi, lehtësisht të ndërrueshme, për mbroijtje të plotë edhe në rajonet më të vështirë
- Me dizain të brenshëm të veçantë për maksimizimin e produktivitetit.
Kolektori diellor
- Sipërfaqe absorbuese (me trashësi 0.5mm), e ngjitur me laser, për të garantuar produktivitet dhe rendiment maksimal.
- Rezultat estetik perfekt.
- Konstruksion robust me shtresë alumini të hollë.
- Ka rendiment të lartë dhe në hapësira me rezatim të ulët diellor.
- Kristal garancie me karakteristika te tilla që sigurojnë produktivitet të lartë, me trashësi 3.2mm.
- Rendiment i çertifikuar nga DIN CERTICO Gjermane, si edhe nga laboratori zvicerian SPF.
- Çertifikim nga Solar Keymarket.
Baza mbështetëse dhe aksesorët
- Montim i lehtë i ngrohësit diellor të ujit.
- Dizajn inteligjent i bazës, për t'u montuar në soleta dhe mbi tjegullat e çatisë.
- Lidhja e kolektorëve me boljerin me spirale inoksidabel të lakueshëm të parapërgatitur.
- Aksesorët lidhës prej bronxi, me qëndrueshmëri dhe precizion të lartë.
- Depozita dhe kolektorët janë të vidhosur në bazë, për të garantuar një qëndrueshmëri edhe më të madhe edhe në kushte tufani.
Materilaet e kompanisë Hidro-Solar eksportohet në 38 vende dhe ofrojnë produktivitet të lartë dhe estetikë. Boljeri ndodhet mbas kolektorëve duke ofruar estetikë të një niveli të lartë. TË PËRKRYER për zona me kufizime arkitektonike.