×
Secondary Adv

Kupa e Botes 2022, Katari perdor printerat 3D per ndertimin e nje stadiumi

Share on Google+

Shkencëtarët në Universitetin e Katarit po testojnë modele të printuara në 3D për ndërtimin e stadiumit, ku do të zhvillohet Kupa e Botës në vitin 2022, për të parë nëse ata mund të durojnë klimën e nxehtë të vendeve të Gjirit.


Katari ka kërkuar që kompeticioni të zhvillohet gjatë muajit nëntor, më qëllim që të lehtësojë shqetësimet nga temperaturat e larta të verës. Megjithëse edhe gjatë muajve të dimrit ai përballet me stuhitë e rërës dhe të pluhurit.Për këtë, ekipi nga Evropa dhe Lindja e Mesme janë duke eksploruar se si mund të përshtaten stadiumet për të përballuar të nxehtin dhe stuhitë e rërës.


Saud Ghani, një professor në në Universitetin e Inxhinierisë në Katar tha: “ Ne jemi duke kërkuar në aerodinamikë, si ndryshimi i formës së stadiumit ndikon te i nxehti, era dhe pluhuri.” Ndikimi i stuhive të rërës, të cilat ndodhin herë pas here në Katar gjatë muajve të dimrit, mund të zbutet duke ngritur ose ulur lartësinë e stadiumit në disa metra, ka thënë Ghani.Katari ka treguar detajet e pesë prej stadiumeve që do të ndërtohen për Kupën e Botës, me një kosto prej 8-10 miliard dollarë.


Më të lexuarat