×
Secondary Adv

Fillon puna per ndertimin e turbines se eres me te madhe ne bote

Share on Google+

Në Danimarkë është duke u ndërtuar turbina më e madhe e erës në botë, pas përfundimit të teheve super të mëdha të helikës.

 

Vetëm një nga tre tehet e saj shtrihet në më shumë se 88.3 metër dhe kur ajo të jetë e plotë mund të sigurojë energji elektrike për një qytet me më shumë se 10.000 shtëpi.

Adwen AD8-180 do të qëndrojë në një tra (shkop) rreth 90 metër të gjatë. Me një diametër 180 metër, turbina e erës do të jetë 33 për qind më e madhe se Syri i Londrës. Prototipi i parë i një sistemi 8 MW do të instalohet në fund të vitit në Bremerhaven, Gjermani.

Por këto turbina të mëdha ere janë planifikuar të jenë pjesë e tre fermave të mëdha në det të hapur në Francë, secila me kapacitet prej 500 MW. Këto tehe janë prodhuar nga firma daneze LM Wind Power dhe janë aq të mëdha sa kur të transportohen rrugët për transportin publik do të mbyllen.


Më të lexuarat