Keto mjete te cuditshme elektrike do ndryshojne menyren se si ne do te udhetojme qytet
Kompania japoneze “Yamaha”, kohët e fundit ka prezantuar dy automjete të reja elektrike, që kanë për qëllim transportimin e njerëzve në distanca të shkurtra.
Automjeti i parë, i quajtur 05Gen, funksionon në të njëjtën mënyrë si një biçikletë elektrike, por ai ka tre rrota dhe duket pak a shumë si një triçikël për të rritur. Dizajni i 05Gen përmban një çati, e cila lakohet në pjesën e sipërme për të ndihmuar në “bllokimin” e rreshjeve të lehta të shiut dhe dritës së diellit. Sipas kompanisë trupi i biçikletës është projektuar në mënyrë të tillë që ju të ndjeheni sikur jeni duke ecur, edhe pse në fakt jeni duke pedaluar.
Automjeti i dytë quhet 06Gen dhe ajo ngjan me një karrocë golfi. Në brendësi automjeti ka një divan dhe në mes të tij ndodhet ndenjësa e shoferit. Një anë e 06Gen është plotësisht e hapur. Sipas kompanisë kjo është bërë me qëllim për të nxitur bisedat mes drejtuesve të mjetit dhe njerëzve që kalojnë.
“Yamaha” i ka krijuar këto dy automjete, si pjesë e një përpjekje për të përmbushur nevojat e transportit në ishullin japonez të Omishimës. Nuk ka ende më shumë detaje rreth tyre, por të dy automjetet do të jenë pjesë e Muzeut të Arkitekturës në Imabari nga 4 Korriku në 15 Qershor.