Secondary Adv

14 projekte infrastrukturore qe po ndryshojne boten

Share on Google+

Vende të ndryshme të botës kanë investuar me miliarda dollarë për ndërtimin e projekteve të mëdha, të cilat do të ndryshojnë jetën tonë. 

 

Më poshtë po listojmë disa prej tyre.

 

1. Teleskopi Pingtang i Kinës do të jetë radio teleskopi i dytë më i madh në botë, i planifikuar të përfundojë në shtator të vitit 2016. 

 

2. Tuneli “Gotthard Base” pas 17 vitesh ndërtimi u hap në Zvicër në 1 Qershor 2016. Ai është i gjatë 56 kilometër dhe ofron mjaft efikasitet gjatë udhëtimit nëpër Alpe. Ky është tuneli për tren më i thellë dhe më i gjatë në botë. 

 

3. Kanali i zgjeruar i Panamasë u hap për publikun në fillim të qershorit, 102 vjet pasi u hap për herë të parë. Për ndërtimin e tij u deshën 40.000 punëtorë dhe kushtoi 5.4 miliard dollarë.

 

4. Në 2026 në Irak do të përfundojë ndërtimi i kullës e njohur me emrin “Nusja” (The Bride). Ajo do të jetë e pajisur me panele diellorë dhe do të prodhojë më shumë energji sa konsumon. Kulla do  të jetë 1151 metër e gjatë dhe përmban parqe, zyra, restorante dhe një sistem hekurudhor.

 

5. E përfunduar në vitin 2011, ura Jiaozhou e Kinës është një ndër urat më të gjata në botë, rreth 41 km. Ajo shkurton kohën e udhëtimit për njerëzit që udhëtojnë nga Kina Lindore në ishullin e Huangdao.

 

6. Në vitin 2015-të, diga Itaipu në kufirin e Brazilit dhe Paraguajit ka gjeneruar 89.5 TWh energji, më shumë se çdo digë tjetër në botë. Ai prodhon më shumë se  75% të energjisë së përgjithshme të Paraguajit dhe gati 20%  të Brazilit.

 

7. Projekti i Londrës për përmirësimin masiv të sistemit ekzistues nëntokësor. Ky është projekti më i madh i ndërtimit i ndërmarrë ndonjëherë në Europë. Ai  përfshin 10 linja të reja dhe lidh 30 stacione ekzistuese nëpërmjet tuneleve plotësisht të rinj. Ai do të fillojë shërbimin në vitin 2017, dhe deri në vitin 2020 do të jetë plotësisht funksional.

 

8. Sistemi hekurudhor në Indi, i cili është 74 km i gjatë dhe pritet të përfundojë në vitin 2017.

 

9. Projekti i urës së Hong-Kongut do të lidhë tre qytete kinezë duke krijuar një mega qytet prej 42 milion njerëz. Përfundon në vitin 2017.

 

10. Qendra tregëtare e Dubait do të jetë një strukturë kolosale, 9 herë më e madhe se ajo e Amerikës. Ajo do të hapet në vitin 2029.

 

11. Kompania Alphabet Inc. ka për qëllim krijimin e qyteteve inteligjentë. Zona me qasje të plotë në internet, energji të rinovueshme dhe teknologji të automatizuar në të gjithë SHBA-në.

 

12. Metroja e Riadit. Linja hekurudhore e Arabisë Saudite e dizenjuar nga Zaha Hadid. Ky projekt kushton 23.5 miliard dollarë dhe pritet të fillojë punë në 2019-ën.

 

13. Songdo i ashtuquajturi “qyteti inteligjent” është i vendosur në 6.07 km katror tokë ujore. Ndërtimi i tij ka përfunduar në 2015.

 

14. Projekti i Kinës për transferimin 1.2 miliard metër kub ujë nga lumi Yangtze në rajonet më pak pjellore në veri të vendit. Deri tani për këtë janë shpenzuar 79 miliard dollarë.


Më të lexuarat