Kazakistani nderton qytetin futuristik per World Expo 2017
Në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana është duke u ndërtuar një qytet futuristik për panairin botëor të 2017-ës.
Tema e tij është “E ardhmja e Energjisë” dhe është organizuar nga Byroja Ndërkombëtare e Panaireve. Qyteti futuristik parashikohet të kushtojë 3 deri në 5 miliard dollarë, i dizenjuar nga arkitektët Adrian Smith dhe Gordon Gill.
Ai do të ndërtohet në një sipërfaqe rreth 1 736 000 metër katror dhe do të përfshijë edhe forma të energjisë së ripërtëritshme. Aty gjithashtu do të jenë 28 ndërtesa të tjera, të cilat përfshijnë: një qendër shkencore, teatër me 1,000 vende, hotele, zyra dhe ndërtesa banimi.
Të gjitha ndërtesat janë të lidhura nëpërmjet një rrjeti inteligjent, ku secila prej tyre luan rol të rëndësishëm në furnizimin e tij me energji elektrike. Edhe pse ky qytet futuristik është duke u ndërtuar për Panairin Botëror 2017, më vonë ai mund të përdoret nga njerëzit edhe për të punuar apo jetuar aty.
Ai ka gjithashtu akses në një spital aty pranë, aeroport dhe universitet në Astana. Firma arkitektonike ka planifikuar një rrugë me autobus për të shkuar në qytetin e ri dhe ka krijuar themelet për ndërtimin e një hekurudhe në të ardhmen.