Disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë si: Google, Apple, Facebook, Amazon dhe Microsoft janë përqëndruar në krijimin e asistentëve virtualë.Ndërkohë që shumë njerëz janë familjarizuar me Siri-n, asistetin virtual nga Apple, katër të tjerë do të lançohen në një të ardhme shumë të afërt.
1. Alexa nga Amazon
Ajo luan muzikë, u përgjigjet pyetjeve, ofron parashikimin e motit dhe lajmet më të fundit, krijon lista etj. Alexa përdor teknologjinë “cloud” kështu që ajo me kalimin e kohës mëson dhe përmirësohet.
2. Cortana e Microsoft
Cortana lejon PC dhe telefonin tuaj të punojnë së bashku. Ajo cakton takime, dërgon e-maile, hap aplikacionet ose ju ndihmon të gjeni atë që po kërkoni.
3. M nga Facebook
Asistenti virtual i Facebook nuk do të jetë në dispozicion të përdoruesve edhe për shumë vite më rradhë. Ai është ende në fazën e zhvillimit.
4. Google Now
Google Now është një asistent virtual, i cili bëhet aktiv me anë të zërit duke ju përgjigjur komandës tuaj “Ok Google.” Ajo mund të dërgojë mesazhe, të bëjë kërkime, të luajë muzikë etj.
5. Siri i Apple
Ai u prezantua nga Apple në vitin 2011. Ai mund të bëjë telefonata, të dërgojë mesazhe, të bëjë llogaritje, rezervime etj.