Aplikacioni Android Pay lancohet ne Azi duke filluar me Singaporin
Nga dita e sotme, shumica e përdoruesve të Android në Singapor do të jenë në gjendje të lidhin kartat e kreditit me telefonat e tyre dhe të përpiqen të paguajnë nëpër dyqane.
Kjo e bën Singaporin vendin e tretë në nivel global që merr shërbimin e Google për pagesat nëpërmjet celularit, pas SHBA-së ku për herë të parë u prezantua në shtatorin e vitit të kaluar dhe Angli në muajin maj.
Android Pay punon në telefonat Android NFC me sistemin KitKat 4.4 ose më të lartë. Ai do të mbështesë MasterCard dhe kartat Visa nga DBS / POSB, OCBC Bank, Standard Chartered dhe UOB. MasterCard do të mbulojë rreth 30,000 terminale në të gjithë Singaporin.
Si të filloni:
1. Shkarkoni aplikacionin Android Pay në Google Play Store.
2. Vendosni opsionet e avancuara të sigurisë si: zhbllokimi me anë të gjurmëve të gishtave, nëse pajisja juaj mbështet atë.
3. Shtoni kartën tuaj.
4. Më pas kur tu duhet të paguani zhbllokoheni dhe vendoseni telefonin mbi lexuesin. Kur transaksioni të jetë kryer me sukses në telefonin tuaj do të merrni një shenjë (√).