×
Secondary Adv

Kurseni kohe, hapesire dhe para me tullat termoizoluese Burock

Share on Google+

Burock Cement Board është fabrika më e madhe dhe e vetme e prodhimit të pllakave të Gipsit Cimentato Burock në treg. Ato kanë jetëgjatësi të lartë dhe janë mjaft rezistente ndaj kushteve të ndryshme atmosferike.

 

Avantazhet e ndërtimi me produktin Burock “format blloku” janë:

- Rrit sipërfqen e ambjentit tuaj, sipërfaqja më e madhe neto (e shfrytëzueshme e objektit) deri 7%. 

- Është 2,5 herë me i shpejtë se produktet klasike (produktet argjilore). 

- Kursim i energjisë në ngrohje dhe freskim. Sasia më e vogël e izolimit (termik, akustik, ndaj zjarrit, ndaj lagështisë, etj.) për të arritur të njëtat vlera në krahasim me produktet tjera. 

- Sasia më e vogël e betonit dhe armaturës (nëse aplikohet sistemi masiv). 

- Rritja e largësisë së mureve nga verpimet e forcave horizontale (erës, dheut në muret e bodrumit, tërmeteve, etj). 

- Mundësia e përforcimit të murit për sistemin konstruktiv, dhe rritja e sigurisë së objektit. 

- Sasia më e vogël e llaçit të vazhduar (2mm llaç shtresë hollë) për muraturë si dhe sasi më e vogël e suvasë (5-10mm). 

- Kundër mykut dhe alergjisë.

Karakteristikat teknike, fizike dhe mekanike të produktit:

• Aftësia bartëse   

Në varësi nga kërkesat si dhe destinimi i objektit aftësia mbajtëse në shtypje e produkteve silikate arrin mbi 30 M Pa (minimumi është 6 MPa), ndërsa te përdorimet normale merr nga 8 deri në 28 MPa. Për këtë arsye blloqet Burock janë shumë të përdorshëm për ndërtimin e mureve mbajtëse (sistem kostrutiv masiv apo i kombinuar).

• Izolues akustik   

Në varësi të masës vëllimore të produktit izolimi arrin deri në 55dB tek muret njështresore.

• Izolues ndaj zjarrit   

Në varësi të trashësisë së murit vlerat zjarrqëndruese janë mbi 90 minuta, sipas klasit A, DIN 4102 ose EN 771-2 Euroklasë A1.

• Izolues ndaj lagështisë   

Në varësi të peshës specifike koefiçienti i difuzionit të avullit është: për ρ < 1400 kg/m3 μ=5/10për ρ > 1400 kg/m3 μ=15/20. Përthithshmëria e ujit ~ 12%.

• Aftësi të lartë mbajtëse në shtypje   

Ruajtës të shkëlqyer të energjisë. Izolues të zërit dhe zhurmës. Karakteristika termike të larta në krahasim me produktet e tjera në rajon. Sipas EN 1745:2002 Silka ka kofiçent përcjellshmërie (Lambda) 0,46W/mk për p=90% dhe p=50%(Lambda) 10dry 0,40 W/mk.

Per me teper informacion rreth Burock Cement Board klikoni ketu


Më të lexuarat