×
Secondary Adv

Ushtria amerikane teston automjetet autonome ne Micigan

Share on Google+

Këtë verë ushtria amerikane do të testojë automjetet autonome. Për këtë ajo ka dërguar në një autostradë në Miçigan një autokolonë me kamionë me vetë-drejtim.

 

Në mënyrë të veçantë, ky testim i është dedikuar komunikimit me rreze të shkurtër, në thelb një version i komunikimit Car-2-X, i cili  do të ndihmojë në zhvillimin e makinave autonome. Ato me anë të Wi-Fi komunikojnë me njëra-tjetrën si edhe me sensorët në anë të rrugës.

Nëpërmjet komunikimit, automjetet mund të dërgojnë dhe të marrin informacion në lidhje me shpejtësinë, rrugën dhe kushtet e motit. Mercedes-Benz ishte prodhuesi i parë i makinave që përfshiu Car-2-X në një automjet.

Testet e para do të përfshijnë një autokolonë me katër kamionë të ushtrisë, të cilët do të udhëtojnë lart e poshtë në një shtrirje rreth 33 kilometër të I-69. Megjithatë, informacionet e mbledhura nga testet do ti ndihmojnë këta kamionë të mësojnë të menaxhojnë më mirë pengesat rrugë.


Më të lexuarat