×
Secondary Adv

Kockat, materiali qe ne te ardhmen do te zevendesoje betonin dhe celikun ne ndertim

Share on Google+

Sot për të ndërtuar qytetet tona ne përdorim betonin dhe çelikun, por në të ardhmen kjo mund të ndryshojë.

 

Sipas shkencëtarëve qytetet e mëdha duhet të gjejnë mënyra të tjera për të përballuar popullatën gjithmonë e në rritje dhe ndërkohë të mbajnë nën kontroll emetimet e karbonit. Me mungesën e hapësirave në zonat urbane lind nevoja për ndërtimin e strukturave më të larta për të strehuar më shumë njerëz duke përdorur materiale të qëndrueshme, por jo beton dhe çelik.

Ekspertët besojnë se kjo mund të bëhet përmes përdorimit të kockave artificiale. Sipas të dhënave të këtij muaji nga Zyra Kombëtare e Statistikave në 25 vitet e ardhshme popullsia e Londrës do të rritet me 9.7 milion. Kjo do të thotë se  vendit do ti duhet të akomodojë ekuivaletin e një qyteti më të madh se sa Londra deri në 2039. Betoni dhe çeliku kanë pasur një efekt shumë të madh mbi ngrohjen globale, pasi ata janë përgjegjës për një të dhjetën e emetimeve të karbonit në mbarë botën. Para se ata të përdoren në një kantier ndërtimi, të dyja materialet duhet të përpunohen në temperatura tejet të larta, duke përdorur në këtë proces shumë energji.

Dr Michelle Oyen, nga Departamentit i Inxhinierisë  në Universitetin e Kembrixhit, tha: “Vetëm për shkak se ne mund ti bëjmë të gjitha ndërtesat tona prej betoni dhe çeliku nuk do të thotë që ne duhet ti bëjmë.” Pavarësisht nga disa studiues, të cilët po përpiqen të gjejnë mënyra më efektive për prodhimin e çelikut dhe betonit, Oyen do të përdorë burimet natyrore. Në laboratorin e saj ajo ka ndërtuar mostra të vogla të  kockave artificiale, të cilat mund të përdoren si materiale ndërtimi.

Duke qënë se procesi zhvillohet në temperaturën e dhomës, mostrat  marrin shumë pak energji për tu prodhuar. Në kocka, proporcionet e proteinave dhe mineraleve janë afërsisht të barabarta me mineralet për të siguruar ngurtësi, ndërsa proteinat për të parandaluar thyerjen. Nëse kockat thyhen, që relativisht është e rrallë, ato kanë aftësinë e vëtë-shërimit, një cilësi që inxhinierët janë duke u përpjekur ta sjellin në materialet sintetikë.


Më të lexuarat