×
Secondary Adv

Starmind, roboti inteligjent qe mund tu pergjigjet te gjitha pyetjeve tuaja

Share on Google+

Roboti që mund të kuptojë dhe ti përgjigjet çdo pyetjeje lidhur me punën, për herë të parë ka qenë në dispozicion në Britaninë e Madhe.

 

Softueri kompjuterik, i quajtur Starmind, përdor të mësuarit automatik për të kuptuar pyetjet. Më pas ai përgjigjet nga bisedad e mëparshme të stafit mbi një temë të caktuar ose ndjek ekspertët brenda kompanisë, të cilët mund të ndihmojnë.

Krijuesit i referohen atij si “teknologjia e trurit”, duke shtuar se qëllimi i këtij roboti është të bëhet si një bankë qëndrore njohurish brenda çdo kompanie, një bazë të dhënash për informacion që mund të aksesohet nga çdokush.

Algoritmi brenda sistemit, i cili është zhvilluar në Zvicër sa më shumë të përdoret aq më i fuqishëm bëhet. Ai është në gjendje të ndërtojë një hartë të njerëzve në një biznes dhe zonave në të cilat të gjithë ata janë ekspertë, ose janë në gjendje të ofrojnë një informacion të rëndësishëm. Bashkë-themeluesi i Starmind, Pascal Kaufmann tha se disa kompani të mëdha në Evropë, duke përfshirë UBS dhe Bayer tashmë janë duke përdorur sistemin.


Më të lexuarat