×
Secondary Adv

ReGen, fshati plotesisht ekologjik qe do te ndertohet ne Amsterdam

Share on Google+

Nëse njerëzit duan të luftojnë probleme të tilla si: rritja e urbanizimit, mungesa e burimeve dhe ndryshimet klimaterike, atëherë duhet të rimendojnë mënyrën se si jetojnë. Ky është edhe qëllimi i ndërtimit të fshatit “ReGen” në Amsterdam.

 

Ky është një projekt strehimi plotësisht i qëndrueshëm, me banorë që mund ta rritin vetë ushqimin e tyre dhe të prodhojnë energjinë e nevojshme me anë të një ekosistemi.

 

Me anë të teknologjive bujqësore si:  Aquaponics dhe Permakulturës (zhvillimi i ekosistemeve bujqësore me qëllim që të jenë të qëndrueshëm dhe të pavarur), komuniteti mund të prodhojë më shumë ushqim se sa është e zakonshme për madhësinë e tij. Aquaponics, për shembull, është një teknikë që mban peshqit dhe bimët së  bashku në të njëjtin sistem, në mënyrë që të sigurojnë lëndë ushqyese për njëri- tjetrin. 

Peshku prodhon mbeturina të pasura  me nitrate dhe amoniak, të cilat duhet të largohen nga mjedisi i tyre, ndërsa bimët prej këtyre substancave lulëzojnë. Kur bimët ushqehen me mbeturinat e peshkut, atëherë mjedisi i këtyre të fundit do të pastrohet. Kështu krijohet një cikël me reagime pozitive në mënyrë reciproke. Aquaponics është një sistem i vjetër, i cili është përdorur për shumë vite në vende si Kina dhe Tajlanda.

Ky projekt ka gjithashtu plane për prodhimin e energjisë duke përdorur një përzierje të energjisë diellore, të erës, biomasës dhe burimeve gjeotermale. Gjithashtu banorët do të përdorin automjete elektrike të fuqizuara nga këto burime.

 


Më të lexuarat