×
Secondary Adv

Ky meter inteligjent mund te mase cdo gje qe ju deshironi

Share on Google+

Javën e fundit në një fushatë në Kickstarter ka dalë një paisje matëse inteligjente e quajtur Bagel. E dizenjuar nga “Bagel Labs” me bazë në Kaliforni, ajo duket si një metër tradicional por në fakt nuk është kështu.

Ajo është e pajisur me tre modalitete të ndryshme që ju lejon të matni, të organizoni dhe të analizoni  praktikisht çdo gjë që ju duhet për të matur. Paisja në vend të shiritit metalik ka një spango. Në çdo rast, matjet tuaja shfaqen në një ekran të vogël LCD. Ajo gjithashtu punon në disa njësi matëse si përshembull: feet, metër, inç dhe centimetër. Bagel është e pajisur me lazer dhe me një sensor tejzanor për  zonat që mund të jenë të vështira për tu arritur.

Natyrisht, ka edhe një aplikacion, i cili do të jetë në dispozicion në paisjet iOS dhe Android. Bagel lidhet me telefonin tuaj me anë të Bluetooth. Sipas kompanisë që e ka krijuar bateria e saj mund të mbajë deri në 8 orë përdorimi të vazhdueshëm dhe mund të karikohet me naë të një mikro USB-je. Paisja do dalë në treg në muajin nëntor për 69 dollarë.

 


Më të lexuarat