×
Secondary Adv

Ndertesa prej celiku qe mund tu rezistoje termeteve deri ne 7 balle

Share on Google+

Shkencëtarët besojnë se Kalifornia Jugore do të goditet nga një tërmet shkatërrues, i quajtur “Big One”. Tani, ata janë duke u përgatitur për më të keqen dhe mundësia e fundit për tu mbrojtur është ndërtimi i një ndërtese çeliku, që ekspertët besojnë se mund të përballojë lëkundje të mëdha.

 

Hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego eksperimentuan me një strukturë 6-katëshe prej çeliku. Ata e vendosën atë mbi një tavolinë gjigande dhe herë pas here provokonin tronditje për të parë se si struktura mund të përballoje tërmetet e mëdha.

Gjatë testit, ndërtesa u drodh dhe la pas një tingull (zhurmë), por mbeti në këmbë. Në ndërtesë gjithashtu ishin më shumë se 250 sensorë, 40 video kamera dhe një sistem GPS për mbledhjen e të dhënave. Hulumtuesit gjithashtu duan të dinë nëse dronet e pajisur me kamera mund të përdoren për të gjetur të mbijetuarit dhe për të vlerësuar dëmet e tërmeteve.

Gjatë disa javëve të ardhshme, ndërtesa do të pësojë tronditje më të forta, të simuluara, duke përfshirë tërmëtin 7.2 ballësh të Kalifornisë në vitin 1992 dhe atë 8.8 ballësh në Kili në vitin 2010. Para kësaj, ndërtesa më e madhe e këtij lloji ishte një strukturë dy-katëshe banimi në vitin 2013.


Më të lexuarat