Secondary Adv

Njihuni me robtin kinez, i cili do i jape fund problemit te parkimit

Share on Google+

Problemi për gjetjen e një vendparkimi për makinën tuaj, së shpjeti mund të bëhet pjesë e së shkuarës.  Kjo pasi një shpikës kinez ka krijuar robotin më të ri të parkimit, i cili quhet “Geta.”

 

Krijuesi i tij Marco Wu tha se tha se këtij roboti i nevojiten vetëm dy minuta për të parkuar një automjet, ka lëvizshmëri 360 gradë dhe e shfrytëzon hapësirën më mirë se sa njerëzit.

Ai rrëshqet poshtë makinës, e merr atë dhe më pas gjen një hapësirë parkimi. Qëllimi i prodhimit të tij është për të rritur hapësirën e parkimit. Kina kontinentale pritet të ketë më shumë se 200 milion makina në vitin 2020. Kjo do të thotë se gjetja e hapësirës për të parkuar mund të bëhet gjithmonë e më e vështirë.

Wu tha se “Geta” gjen hapësira duke transmetuar sinjale në një kompjuter që ka një hartë, e cila më pas drejton robotin drejt një vendparkimi të lirë. Sipas tij kompani nga Londra, Singapori dhe Lindja e Mesme kanë pasur ka patur shumë interes për këtë produkt. Roboti do të kushtojë më shumë se 150,000 dollarë (1 milion juan).


Më të lexuarat