Së fundmi është krijuar një robot i ri, i cili do të merret me një nga pjesët më të rëndësishme të jetës sonë: shëndetin tonë.I prodhuar nga kompania me bazë në Nju-Jork, “Pillo Health”, ai do të njohë fytyrën dhe zërin e çdo përdoruesi dhe i jep atij medikamentin e duhur në kohën e duhur.
Sipas kompanisë roboti i quajtur “Pillo” mund të bëjë një bisedë me pronarët e tij dhe të ruajë deri në 250 tableta njëkohësisht. “Qëllimi ynë nuk ishte për të krijuar një paisje inteligjente. Që në fillim ne e përcaktuam se do të krijonim “shok” të vërtetë të kujdesit shëndetësor për në shtëpi,” tha CEO dhe bashkëthemeluesi Emanuele Musini. “Konsumatorët në ditët e sotme duan më shumë kontroll në çdo aspekt të jetës së tyre, duke filluar nga dieta, mënyra si udhëtojnë dhe mënyra se si marrin dhe ndajnë informacionin.” Pillo është i pajisur me mikrofona dhe folës (altoparlant), që mund marrë tinguj nga të gjitha drejtimet.
Ky robot gjithashtu mund tu përgjigjet pyetjeve në lidhje me shëndëtin tuaj, të menaxhojë në mënyrë të sigurt vitaminat apo ilaçet e tjera, të porostitë të tjera kur ju keni nevojë për to etj. Pillo do të ketë aplikacionin e tij në pajisjet iOS dhe Android duke lejuar përdoruesit të menaxhojnë oraret e tyre të medikamenteve. Sipas kompanisë ai do të dalë në treg në qershor të vitit 2017 dhe do të kushtojë rreth 599 dollarë (£458).