Secondary Adv

Sistemi super i shpejte i transportit HyperLoop vjen edhe ne Europe

Share on Google+

Në fillim ideja për ndërtimin e një Hyper Loop-i lindi në Kaliforni për të shkurtuar kohën që u duhej njerëzve për të udhëtuar nga San Francisko në Los Anxhelos. Tani, mesa duket kompania “Hyperloop One” ka për qëllim të ndërtojë një rrjet të transportit me shpejtësi të lartë edhe në Europë.

 

Sipas saj ky sistem do të bëjë të mundur që pasagjerët, të cilët udhëtojnë 500 km ndërmjet Helsinkit në Finlandë dhe Stokholmit në Suedi, ta bëjnë në vetëm 28 minuta. Aktualisht një udhetim me avion nga Stokholmi në Helsinki zgjat rreth një orë, kurse me traget 16 orë.

`

Për herë të parë ai testua në muajin maj në shkretëtirën e Nevadës në SHBA. Ai ka pode, të cilët udhëtojnë nëpër tuba vakumi me shpejtësi deri në 1126 km/h. Në një studim të fizibilitetit të hartuar nga firmat FS-Links Ab dhe KMPG, kompania Hyperloop One tha se rrjeti mund të ndërtohet për rreth 23 miliard dollarë ose 19 miliard euro. Kjo do të përfshijë koston e ndërtimit të një prej tuneleve më të mëdha detare në botë Arkipelagut Aland në Detin Baltik, i cili vlerësohet të kushtojë 3.3 miliard dollarë.


Më të lexuarat