×
Secondary Adv

Ky sistem virtual ju lejon te nuhatni, shijoni madje edhe te pertypni ushqimin virtualisht

Share on Google+

Tani ju mund të hani pica, ëmbëlsira apo çdo lloj tjetër ushqimi që dëshironi pa u ndjerë keq apo pa u penduar më vonë. “Project Nourished” ka krijuar një mënyrë, e cila u lejon atyre që shqetësohen për konsumin e kalorive ose vuajnë nga problemet shëndetësore, të hanë ushqim pa kufizim.

 

Duke përdorur një kufje të realitetit virtual, firma e ka përsosur mënyrën e saj futuristike të të ushqyerit, duke i dërguar përdoruesit në një "botë tjetër," ku ata mund të nuhasin dhe shijojnë “udhqimin e ndaluar”, pa e konsumuar atë në realitet. Kjo përvojë futuristike është konceptuar në laboratorin Kokiri  në Los Anxhelos, i cili u frymëzua nga filmi amerikan i vitit 1991 “Hook.”

Jinsoo An, themeluesi i laboratorit Kokiri beson se “Project Nourished” mund të jetë pioneri i një mënyrë të re të të ngrënit. Ai tha: “Unë dua të sqaroj se ne nuk duam të zëvendësojmë mënyrën se si konsumojnë ushqim. Kjo është thjesht një tjetër alternativë.”

Përdoruesit do të vendosin një kufje të realitetit virtual, e cila më shumë duket si vepër arti dhe është portali i tyre drejt një vendi tjetër ku ata do të shijojnë ushqimin e tyre. Pasi ai të jetë transportuar në botën virtuale dhe të ulet në “tryezën” e tij, shpërndarësi aromatik do të përhapë erën e ushqimeve të ndryshme duke përdorur nxehtësinë dhe ultratinguj.

Gjithashtu aty ka një vegël të pajisur me sensorë që gjurmon lëvizjet tuaja për t'i përkthyer në botën virtuale. Ekziston edhe një gotë e ndërtuar me sensorë, e cila krijon dehje të simuluar. Ky koncept i ri nuk është projektuar vetëm për ata që kërkojnë të heqin disa kilogram të tepërt ose ata me alergji.

Firma thotë se produkti i tyre është i dobishëm për pacientët që të shërohen nga çrregullimet e të ngrënit, të moshuarit, të ndihmojë fëmijët të mësojnë se si të hanë shëndetshëm dhe madje është një mënyrë shumë e mirë për astronautët, që të shijojnë ushqimin e tyre të preferuar ndërkohë që janë në një mision hapësirë.


Më të lexuarat