×
Secondary Adv

Zbulohen rete e para te ujit jashte sistemit tone diellor, 7.2 vite drite larg tokes

Share on Google+

Ky është një nga zbulimet më të pazakonta astronomike të bëra ndonjëherë.

 

I dalluar fillimisht në në vitin 2014, WISE 0855 është një ndër objektet më të ftohtë të njohur jashtë sistemit tonë diellor. Teleskopët astronomikë kanë bërë tashmë një tjetër zbulim të mahnitshëm, ekzistencën e reve të ujit.

Ekipi, i kryesuar nga astronomët e Universitetit të Kalifornisë ka arritur të marrë me sukses një vizion infra të kuq të WISE 0855 duke përdorur teleskopin Gemini në Hawai dhe ka dhënë detajet e para të përbërjes të objektit. Hulumtimi ka treguar se ky objekt gjendet në kushte të ngjashme me ato të Jupiterit. Temperatura e tij është rreth -23 °C duke e bërë atë të ftohtë gati si Jupiteri.


Më të lexuarat