×
Secondary Adv

9 mrekullite e arkitektures moderne ne Lindjen e Mesme

Share on Google+

Në dekadën e parë të shekullit të 21-të, vendet e rajonit të Gjirit Persik, veçanërisht Dubai, u bë një shesh lojrash arkitektonike, pasi aty filluan të ndërtoheshin struktura shumë të shtrenjta dhe nga më të ndryshmet. 

 

Gjatë krizës financiare planet për megaprojekte të tillë si: Parku Dubailand (68 milion dollarë) dhe kulla në Arabinë Saudite (1.3 miliard dollarë) u lanë mënjanë. Tani, hartimi i projekteve dhe financimi i tyre në Lindjen e Mesme po rigjallërohet përsëri.

“Padyshim që gjërat po përmirësohen dhe në të ardhmen do të ndërtohen struktura mjaft interesante, si nga qeveria ashtu edhe nga  zhvilluesit privatë”: thotë Simon Fraser, drejtor i “Hopkins Architects Dubai.” Askush nuk e di saktësisht se çfarë projekte gjigante do të ketë në vitet e ardhshme, por ata do të duhet të jenë goxha spektakolarë, që të përputhen më së miri me projektet e ndërtuara vitet e fundit në Lindjen e Mesme.

 

1. Muzeu i Artit Islamik, Doha, Katar

 

2. Ferrari World, Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe

 

3. Kulla “Infinity”, Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe

 

4. Burj Khalifa, Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe

 

5. Kullat Abraj Al Bait, Mekë, Arabia Saudite

 

6.Hoteli Chedi Muskat, Muskat, Oman

 

7. Banka Muskat, Muskat, Oman

 

8. Kullat “World Trade Center”, Bahrein

 

9. Qendra kërkimore e mbretit  Abdullah, Rijad, Arabia Saudite


Më të lexuarat