Shkencetaret jane ne prag te krijimit te nje roboti qe mund te mendoje si njeriu
Pritet që brenda një viti e gjysëm shkencëtarët rusë të prezantojnë një robot, i cili do të jetë në gjendje të krijojë besim dhe të mendojë si një njeri.
Sistemi, i quajtur “Virtual Actor” është duke u krijuar nga Universiteti Kombëtar i Kërkimeve Bërthamore në Moskë. Sipas studiuesve makineria ka nevojë për aftësinë e studimit jo përmes programimit ose përforcimit të të mësuarit, por si të menduarit e një njeriu.
Çdo veprim ka një konotacion emocional, si rezultat i së cilës zhvillohen mardhënie të caktuara, të tilla si besimi, vartësia etj. Vetë roboti duhet të jetë në gjendje: të caktojë qëllimet e të mësuarit, të formulojë pyetje për të arritur këto qëllime dhe në mënyrë aktive të kërkojë përgjigje.
“Unë jam i sigurt se kompjuterët, parametrat e tyre ekzistuese në aspektin e shpejtësisë dhe vëllimit të kujtesës, tashmë janë të mjaftueshme për krijimin e inteligjencës humanoide”: tha profesori Samsonovich.
Ky nuk është plani i parë për të ndërtuar një robot me emocione. Kompania Sony njoftoi në fillim të këtij viti se është duke ndërtuar një robot të aftë për të “formuar një lidhje emocionale.”