Kompania Aeromobil planifikon te nxjerre ne treg makinen e saj fluturuese ne 2017
Kompania “AeroMobil” prezantoi në Bruksel një prototip të ri të makinës së saj fluturuese.
AeroMobil 3.0 është versioni i fundit i automjetit, i cili është projektuar për të ecur në rrugë si edhe për të fluturuar në ajër. Ndoshta pjesa më emocionuese e këtij prezantimi ishte kur CEO i AeroMobil, Juraj Vaculík njoftoi se kompania është duke planifikuar që të nxjerrë makinën në treg deri në vitin 2017.
Kompania sllovake shpreson që të debutojë disa karakteristika më shumë dhe përmirësime të dizajnit të automjetit deri në fund të vitit. Prototipat aktualë të automjetit janë vetëm me dy vende, por Vaculík ka lënë të kuptohet se kjo mund të ndryshojë.
Ekipi i kompanisë “AeroMobil” thotë se makina mund të shkurtojë kohën e udhëtimit, ndihmon njerëzit të udhëtojnë në distanca të mesme dhe madje mund të përdoret edhe në zona me infrastrukturë rrugore të dobët. Edhe pse kompania e quan AeroMobil 3.0 një “makinë”, ajo do duhet të jenë e çertifikuar si një avion dhe si një automjet rrugor gjithashtu.