Studenti harton planin per te shpetuar Nju Jorkun nga permbytjet ne te ardhmen
Temperaturat e larta, stuhitë, niveli më i lartë i deteve janë vetëm disa nga çështjet klimaterike me të cilat duhet të përballet Nju Jorku në të ardhmen e afërt. Sipas një raporti të fundit rreth 30% e Manhatanit pritet të zhytet nën nivelin e detit deri në vitin 2050.
Për të rregulluar këtë problem në të ardhmen, një student nga Universiteti “Cornell”, i quajtur Walmir Luz ka hartuar një plan. Ai ishte edhe fituesi i vendit të dytë në kategorinë e urbanistikës në konkursin “A'Design Awards”. Masterplani i Luz e trajton krizën klimaterike duke i lënë përmbytjet të jenë një pjesë e jetës së qytetit. Për të përballuar përmbytjet duhet të ndërtohen më shumë barriera në skajet (kufijtë) e Manhatanit dhe rrugët e depërtueshme do të lejojnë ujin të kalojë.
Uji do të bëhet një pjesë e natyrshme e jetës së qytetit. Manhatani do të ketë më shumë këneta dhe hapësira të gjelbra. “Jo çdo problem duhet të jetë një problem,” tha Luz gjatë një deklarate. “Problemet mund të jenë një zgjidhje. Kjo është vetëm një çështje perspektive.”