Ky eshte aplikacioni qe ju tregon nese dikush ju genjen
Kompania kanadeze “Nuralogix” është duke krijuar një aplikacion, i cili mund të dallojë në rast se dikush ju gënjen.
Ai mat qarkullimin e gjakut në fytyrë për të vlerësuar nëse dikush ju thotë të vërtetën apo jo. Krijuesit e tij thonë se ky aplikacion mund të përdoret nga prindërit tek fëmijët e tyre, nga mësuesit te nxënësit dhe nga ata që dalin nëpër takime, për të parë nëse dikush është vërtet i interesuar.
Software është quajtur Transdermal Optical Imaging. Ideja është se emocione të ndryshme njerëzore krijojnë modele të ndryshme të qarkullimit të gjakut në fytyrë mbi të cilat ne nuk kemi kontroll. Këto modele ndryshojnë nëse ne jemi duke thënë të vërtetën apo gënjejmë.
Duke përdorur pamjet nga kamera e smartfonit, software do të shohë ndryshimet në ngjyrën e lëkurës dhe do i krahasojë ato me rezultatet e standardizuara. Një studim nga viti i kaluar zbuloi se zemërimi është i lidhur me më shumë skuqje dhe qarkullim të gjakut, kurse trishtimi u shoqërua me pak nga të dyja.