Londer hapet restoranti ku cdo gje eshte e printuar ne 3D
Këtë muaj në Londër do të hapet një restorant, i cili do të jetë i pari në botë ku çdo gjë, nga mobiliet tek ushqimi, është krijuar duke përdorur teknologjinë e printimit 3D.
I quajtur “Food Ink” , ai është bashkë-themeluar nga Antoni Dobrzensky dhe Marcio Barradas. Restoranti do të ofrojë disa lloje ushqimesh të printuara në 3D, me një çmim reth 330 dollarë për person.
Detajet e menusë janë rreptësisht të fshehta, por megjithatë drejtoresha e komunikimit në “Food Ink” tha se mishi është i nderlikuar për tu printuar për 2 arsye: shqetësimet sanitare dhe prodhimi i një strukture të mirëfilltë.
Për të shtuar më tej këtë përvojë futuristike të ngrënies, të ftuarit do të mund të përdorin kufje të realitetit virtual dhe të dëgjojnë muzikë të bërë nga një kompjuter i inteligjencës artificiale.