×
Secondary Adv

Kostumi qe i lejon zhytesit tu afrohen edhe gjallesave me te rrezikshme te detit

Share on Google+

Kur notoni në oqean apo ne det çdo lëvizje tuaja u jep sinjale të padukshme peshqëve dhe krijesave të tjera, që ndodhen rreth e rrotull jush.

 

Peshkaqenët, karavidhet, ngjalat dhe disa delfinë të gjithë kanë aftësinë për të zbuluar këto impulse të vogla elektrike të krijuara nga lëvizja e muskujve dhe të rrahurat e zemrës tuaj. Por një kostum i ri i lejon zhytësit të kalojnë pa u vënë re nëpër ujë duke i parandaluar këto sinjale. Ai vepron si një lloj manteli i padukshëm nënujor.

I quajtur “Stealth wetsuit” ai u krijua nga “HECS Aquatic”, një komapni më bazë në Zelandën e Re. Kostumi i lejon zhytësit tu afrohen edhe grabitqarëve më të mëdhenj si janë peshkaqenët, të cilët shpesh përdorin këtë  “shqisë të gjashtë” për të zbuluar prenë. Ai u testua nga biologu detar Riley Elliott gjatë një udhëtimi kërkimor në Hawai, i cili publikoi edhe një sërë fotosh mahnitëse duke treguar se sa afër kishte qëndruar me kafshët e shumëllojshme detare.

Rrahjet e zemrës apo kontraktimi i muskujve dërgojnë një sinjal elektrik spontan, por  kostumi i ri i  bllokon ato deri në 95 për qind. Kjo do të thotë se njerëzit mund të qëndrojnë afër kafshëve pa i frikësuar ata.


Më të lexuarat