
Shpikjet me te rendesishme teknologjike te shekullit 21
Shekulli i 21 ka qënë mjaft i sukseshëm përsa i përket zhvillimit të teknologjisë dhe kjo, padyshim që e ka përmirësuar jetën tonë.
Më poshtë po ju listojmë 19 shpikjet më të rëndësishme teknologjike. Ato janë:
1. Bluetooth (2000)
Teknologjia Bluetooth u zbulua në vitin 1999, por deri në fillim të shekullit të 21 ajo ende nuk ishte e zhvuilluar. Në këtë periudhë krijuesit e saj filluan ta adoptojnë në celularë dhe kompjutera.
2. iPod (2001)
iPod është teknologjia që me të vërtetë transformoi mënyrën se si njerëzit dëgjonin muzikë.
3. Zemra artificiale AbioCor (2001)
Zemra artificiale AbioCor është përdorur për herë të parë në një operacion në 2001, për të zëvendësuar zemrën e një njeriu.
4. Mozilla Firefox (2002)
U krijua në vitin 2002 dhe ishte i pari që sfidoi dominimin e Microsoft Internet Explorer. Firefox pa pagesë dhe i hapur, kështu njerëzit e pëlqyen atë shpejt.
5. Skype (2003)
Skype ka transformuar mënyrën se si njerëzit komunikojnë me njëri-tjetrin përtej kufijve. Fillimisht ai mund të përdorej vetëm në kompjuter dhe më pas edhe në celular. Tani shumë njerëz e përdorin atë për të biseduar me miqtë, të afërmit dhe kolegët kudo që ata ndodhen.
6. Facebook (2004)
Facebook nuk ishte rrjeti i parë social, megjithatë, ai i arriti shpejt paraardhësit e tij si MySpace dhe Bebo në sajë të thjeshtësisë së tij dhe lehtësisë në përdorim. Sot ky website lidh mbi 1.6 miliard njerëz në mbarë botën.
7. YouTube (2005)
Krijuar nga tre ish-punonjës së PayPal në vitin 2005, YouTube u bë shumë shpejt një nga websitet më popullore në botë për publikim e videove.
8. Nintendo Wii (2006)
Nintendo Wii është një sistem video loje e krijuar nga Nintendo më 19 nëntor, 2006. Ajo është në dispozicion në dy ngjyra: e zezë dhe e bardhë.
9. Apple iPhone (2007)
iPhone i Apple ishte i pari smartphone me “touch”, i cili fitoi miratimin në masë të tregut. Apple ka shitur tashmë më shumë se 900 milionë iPhone në nivel global.
10. BBC iPlayer (2007)
Ky shërbim u krijua në vitin 2007. Ai u jep mundësinë përdoruesve të shikojnë një filmë apo një program televiziv të plotë online.
11. Amazon Kindle (2007)
Kindle u krijua në vitin 2007 nga Amazon. Ai nuk ishte e-lexuesi (lexuesi elektronik) i parë në treg dhe as më eleganti, por Amazon arriti që ketë sukses dhe të lërë pas rivalin e saj kryesor Sony-n.
12. Google Android (2008)
Android fillimisht u krijua si një burim i hapur OS për kamerat, por në 2005 u ble nga Google dhe u lancua si një celular OS në vitin 2008. Tani ai është sistemi operativ kryesor për telefonat Samsung, Sony, LG dhe HTC.
13. Spotify (2008)
Shërbimi i transmetimit të muzikës Spotify u krijua pikërisht në kohën kur pirateria në muzikë ishte në kulmin e saj, duke ofruar një alternativë të lirë dhe ligjore. Numri i përdoruesve të u rrit pas publikimit të shërbimit celular të Spotify. Ajo tani ka 100 milion përdorues aktivë me 30 milion abonentë.
14. 4G (2008)
Në vitin 2008, Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit caktoi një sërë kërkesash për standardet e brezit të katërt (4G). Ajo ofron shërbim interneti më të shpejtë se 3G, kapacitet shumë më të lartë të të dhënave, mbështetje të telefonisë IP etj. Shërbimet 4G janë tani në dispozicion për rreth 93 për qind e popullsisë së Britanisë së Madhe.
15. Apple iPad (2010)
iPad është një linjë e tabletëve e bazuar në sistemin iOS, e projektuar dhe e shitur nga kompania Apple. U krijua në vitin 2010.
16. Nissan Leaf (2010)
Nissan Leaf është një makinë elektrike, e cila deri tani ka shitur mbi 200 000 njësi në 35 vende të botës.
17. IBM Watson winning Jeopardy (2011)
IBM Watson është një sistem kompjuterik i inteligjencës artificiale, i aftë tu përgjigjet pyetjeve të ndryshme në një gjuhë natyrore (fizike).
18. Makina autonome e Google (2012)
Google ka filluar testimin e makinave autonome që nga viti 2012 në Kaliforni dhe deri në 2017 shpreson që ti përhapë ato gjerësisht. Makinat ikanë një shpejtësi deri në 40km/h.
19. Tinder (2012)
Tinder është një aplikacion, i cili ka ndyshuar mënyrën sesi të rinjtë njohin apo takojnë njëri-tjetrin. Deri në vitin 2014 aplikacioni ka regjistruar një miliard përdorues.
Më të lexuarat








