Aeroporti i ri i Kines do te jete nje nga me te medhenjte ne bote
Në qytetin jug-perëndimor të Kinës, Chengdu do të ndërtohet një aeroport i ri me të cilin mund të udhëtojnë deri në 90 milion pasagjerë në vit.
Ky mega-aeroport do të ketë një sipërfaqe 52 km2 dhe do të kushtojë 51 miliard juan (5.8 miliard paund). Ai do të ndahet në dy pjesë kryesore, me dizajn të frymëzuar nga “Golden Sun Bird”, simboli i Chengdu-t.
Sipas China Daily në procesin e projektimit do të përfshihen zbuluesit personalë, njohja biologjike dhe riciklimi i ujit të shiut. Gjithashtu ai do të ofrojë mundësi tregëtare për bizneset, do të ketë hotele, restorante, qendra tregtare, kulturore dhe objekte argëtuese.Aeroporti i ri do të jetë 49 km larg qendrës së Chengdu, kështu për të lidhur atë me qendrën e qytetit do të përdoret rrjet hekurudhor i veçantë me trena që mund të udhëtojnë deri në 350km/h. Parashikohet që ai të përfundojë në vitin 2045.