×
Secondary Adv

Strukturat prej druri, e ardhmja e banesave urbane

Share on Google+

Rritja e urbanizimit në botë është një nga çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet njerëzimi sot. Parashikohet që deri në vitin 2050, 2/3 e popullsisë së botës të jetojë në qytete. 

 

Ata kanë nevojë urgjente për gjetjen e mënyrave të reja për të strehuar popullsinë, e cila është gjithnjë e në rritje. Për këtë qëllim do të zhvillohet dhe konkursi ndërkombëtar i arkitekturës “The City Above the City”, ku do të marrin pjesë dizenjues dhe studentë nga e gjithë bota.

“Ne kemi nevojë për të filluar ndërtimin dhe për të ndaluar shkatërrimin. Ne kemi një alternativë. Zgjerimin e ndërtesave ekzistuese me një kornizë druri. Kjo mund të jetë një zgjidhje e shpejtë,e qëndrueshme dhe e lirë:” tha arkitekti Michael Green.

“Studimet tregojnë se rreth 1/4 e ndërtesave ekzistuese janë aq të forta sa për të mbajtur disa kate shtesë të bëra nga druri. Për më tepër, ai është një material mjaftueshëm i lehtë për të ndërtuar me shpejtësi në strukturat ekzistuese. Kjo e bën drurin një material ndërtimi shumë premtues për të siguruar hapësira jetese për miliarda njerëz dhe për ruajtjen e trashëgimisë arkitektonike të qyteteve tona:” shtoi ai.

Konkursi “The City Above the City” është vazhdim i Planit B të projektit Metsä Wood, i cili filloi në vitin 2015 si një projekt ambicioz për të eksploruar mundësitë e përdorimit të drurit në ndërtimin urban. Ai duhet të përfshijë ndërtesat nga qytetet e mëdha, të tilla si:  Londra, Berlini, Parisi, Shangai dhe Uashingtoni.


Më të lexuarat