×
Secondary Adv

Superjahti qe cdo i pasur do deshironte ta kishte

Share on Google+

Disa superjahte përfshijnë platformë helikopteri, pishinë ose edhe kopësht, por rrallë herë i përfshijnë të treja.

 

Dizajni i një jahti të prezentuar kohët e fundt nga kompania norvegjeze “Hareide Desig” ka arritur të përshtatë disi karakteristikat e lartpërmendura duke shtuar edhe disa më shumë.

Megajahti është 107 metër i gjatë, 1.8 metër më pak se një fushë futbolli. Ai ka një pishinë 20 metër, e cila rrethohet nga një kopësht. Ka një platformë për helikopterëm, zonën e ngrënies (restorant) dhe një sallë të madhe , e cila shërben për të organizuar festa ose evente të ndryshme.

Parashikohet që ai të ketë dhe një “gropë”, që do të lejojë pronarin apo miqtë e tij të shikojnë ujin e pastër kristal dhe të admirojnë pamjen spektakolare të Mesdheut apo Karaibeve. Ky superjaht end pa emër do të jetë një nga më të mëdhenjtë në botë, nëse dikush do të ketë mjaftueshëm guxim për ta ndërtuar.


Më të lexuarat