Perlan 2 eshte avioni i pare pa motorr qe do te perdore rrymat e ajrit per te fluturuar
Specialistët e aviacionit kanë krijuar një avion pa motor, i cili mund të fluturojë deri në lartësinë 27,430 metra duke përdorur erën. Perlan 2 është i projektuar për të arritur rrymat e ajrit të quajtura “valët malore”, që në disa rajone pranë polit të veriut ose të jugut mund të arrijnë në stratosferë. Për shkak se i mungon një motor, ai mund të eksplorojë kufirin e hapësirës pa ndotur atmosferën që do të studjojë.
Dobitë e përdorimit të një aeroplani të tillë përfshijnë:
1. Të kuptuarit e motit
Me anë të Perlan II do të shohim se si ajo që ndodh në nivelet më të larta të stratosferës ndikon te moti globalisht.
2. Parashikimin e ndryshimit të klimës
Perlan 2 do të mbledhë dhe do ndajë të dhëna me shkencëtarët e atmosferës në të gjithë botën, për të përmirësuar modelet e klimës ose më saktë për të parashikuar ndryshimet klimatike dhe zgjidhjet e saj të mundshme.
3. Diagnostifikimin e shtresës së ozonit
Perlan II mund të marrë mostra të ajrit të pandotur nga stratosfera për të matur nivelet e kimikateve të dëmshme të ozonit dhe të vlerësojë nëse shtresa e ozonit është rimbushur apo vazhdon ende të zhduket.
4. E ardhmja e udhëtimit në hapësirë
Ky avion pa motor do të veprojë në kushte atmosferike përafërsisht të ngjashme me ato në Mars, duke siguruar njohuri se si një avion mund të veprojë mbi sipërfaqen e Marsit.
Sipas kompanisë “Airbus Group” qëllimi i këtij projekti është që të hapë një botë të zbulimeve të reja, të cilat lidhen me me fluturimet në lartësi të mëdha, ndryshimet klimatike dhe eksplorimin e hapësirës.
Pavarësisht se nuk ka motor, shpejtësia e vërtetë e avionit në atë lartësi do të jetë më shumë se 643km/h dhe dendësia e ajrit do të jenë më pak se 2% e asaj që është në nivelin e detit.