Elios, droni qe mund te shkoje ne vende te paaritshme per njereiun
Kompania zviceriane “Flyability” ka krijuar një dron, i cili do të përdoret për tu dërguar në zona që janë të paarritshme ose të rrezikshme për njeriun.
Droni u jep përgjigje dy sfidave më të mëdha të robotikës fluturuese: 1. menaxhimit të pengesave dhe goditjeve 2. rritjes të sigurisë së përdorimit. I quajtur Elios, ai është i pajisur me algoritme të kontrollit të fluturimit dhe është i vendosur në një sferë mbrojtëse rreth 38 cm, e cila është e ndërtuar nga fibra karboni.
Kur droni përplaset me nje sipërfaqe, brendia mbetet e qëndrueshme (rezistente, e fortë), ndërsa korniza absorbon forcat. Për krijimin e tij “Flyability” është frymëzuar nga mizat e zakonshme, të cilat kanë aftësinë të vazhdojnë të fluturojnë edhe pasi janë goditur apo përplasur me diçka.
Përdorimi i një droni si ky në inspektimin e urave ose operacioneve të kërkim-shpëtimit do të reduktojë në mënyrë drastike shpenzimet. Sistemi i montuar i kamerave është e pajisur edhe me imazhe termike për rastet kur duhen të gjenden njerëz, përndryshe e vështirë të shohësh ambientet. Aktualisht në treg ka drone lodër, që përdorin një teknologji të ngjashme, por asgjë në nivelin mbresëlënës të dizenjimit të Elios.