×
Secondary Adv

Amazon planifikon ndertimin e vend qendrimeve per dronet

Share on Google+

Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur Amazon zbuloi planin e saj për përdorimin e dronëve në dorëzimin e porosive. Edhe pse ky shërbim është ende vite larg nga realizimi, kompania sigurisht që nuk ka hequr dorë nga ideja.

 

Patenta e re e zbuluar kohët e fundit nga Amazon tregon se ajo po planifikon të përdorë  çdo strukturë vertikale si: dritat e rrugës apo kabinat telefonike, si vende ku dronet mund të qëndrojnë të karikohen dhe më pas të vazhdojnë rrugën e tyre.

Këto vend qëndrime gjithashtu mund të ndihmojnë një dron edhe për të shmangur motin e keq, për të komunikiuar me një sistem të caktuar kontrolli, për të rivendosur sistemet e navigimit dhe të presë udhëzime të mëtejshme. Amazon jep më shumë detaje në lidhje me konceptin e saj të “sistemit të kontrollit qëndror”, i cili do të komunikojnë me stacionet me anë të një lidhjeje me tel ose Wi-Fi.

Kjo teknologji do të llogaritë gjithashtu rrugën më të drejtëpërdrejtë që duhet të marrë droni dhe mund të ridrejtojë sistemin në rast të kushteve të këqija të motit. Prototipi më i fundit i dronëve mund të mbajë një porosi deri në 2.2 kg dhe është i aftë të fluturojë deri në lartësinë 121 metër, vetëm gjatë ditës.


Më të lexuarat