×
Secondary Adv

Sabre, avioni qe do te fluturoje 5 here me shpejt se shpejtesia e zerit

Share on Google+

Kompania britanike “Reaction Engines” sapo ka nënshkruar një kontratë me Agjencinë Europiane të Hapësirës, për të krijuar motorin e tyre revolucionar Sabre.

 

Marrëveshja 11 dollarëshe (10 milion euro) jo vetëm që mund të ndryshojë mënyrën se si astronautët shkojnë në hapësirë, por gjithashtu mund të transformojë edhe mënyrën se si ne udhëtojmë në Tokë, nga njëri vend tek tjetri.

SABRE është një shkurtim i emertimit “Synergistic Air-Breathing Rocket Engine.” Në fillim teknologjia me të cilën motori është ndërtuar përdor ajrin atmosferik për të shtyrë avionin përpara dhe më pas kalon në “modalitetin raketë” (rocket mode) për të arritur hapësirën.

Avioni që do përdorë motorin Sabre do të mund të udhëtojë deri në 5 herë më shpejt se shpejtësia e zërit. Kjo nënkupton se një avion me 300 udhëtarë, i cili fluturon nga Brukseli në Sidnei do ta përfundojë udhëtimin për 4.6 orë, në vend të 21 orëve.


Më të lexuarat