×
Secondary Adv

Njihuni me paisjen qe eleminon djersitjen ne stinen e veres

Share on Google+

Një kompani japoneze ka krijuar një paisje, e cila do i japë fund problemit të djersitjes në stinën e nxehtë të verës.

 

Në thelb ajo është një erashkë (ventilator) në miniaturë e projektuar për tu vendosur në brendësi të këmishës të përdoruesit. Ideja është që paisja krijon qarkullim të ajrit në rroba, duke ulur temperaturën dhe sasinë e djerësës të prodhuar nga trupi.

 

Ajo peshon më pak se 30g dhe ka përmasat 6.5 x 5 x 1.5cm (2.5 x 2 x 0.6 inç). Ftohësi është pa tel dhe karikohet nga dy AAA apo bateri, ose nëpërmjet USB-së.

Ai mund të përdoret nga 5 deri në 9 orë pa qënë e nevojshme të karikohet. Aktualisht ky ventilator në miniaturë është në treg në Japoni dhe kushton 3,800 jen ose 36 dollarë.        

                                                             


Më të lexuarat