Xhami i pathyeshmem, qe do u jape fund ekraneve te plasaritur te smartfoneve
Së shpejti ekranet e plasaritur të smartfonëve mund të jenë një problem i së shkuarës.
Sipas një studimi global të bërë kohët e fundit rezulton se më shumë se 85 për qind e pronarëve të smartfonëve i kanë rëzuar të paktën një herë në vit telefonat e tyre. Kompania amerikane e prodhimit të xhamave Corning ka zbuluar versionin e saj më të ri të “Gorilla Glass.”
Testet e shumta laboratorike kanë treguar se ky xham u mbijeton 80% të rasteve kur bie nga lartësia 1.6 metër. “Në çdo produkt të ri, të sukseshëm të “Gorilla Glass”, ne e kemi sjellë teknologjinë e xhamit në nivele të reja”: tha John Bayne, zëvendëspresident dhe menaxher i përgjithshëm i Corning.
Sipas kompanisë më shumë se 4.5 miliard pajisje përdorin “Gorilla Glass”, me mbi 1.800 modele nga 40 markat kryesore. Xhami i fundit vjen dy vjet pas daljes në treg të Gorilla Glass 4, e cila ishte në gjendje ti mbijetonte rënies nga lartësia një metër.