Ne të gjithë kemi dëgjuar për Taj Mahalin, Murin e Madh kinez, Koloseun e Romës dhe për mrekulli të tjera arkitektonike. Por, në artikullin e mëposhtëm ne nuk do të flasim për to. Avancimi i teknologjisë dhe përmirësimi i makinerive ka bërë të mundur ndërtimin e shumë strukturave, sado të komplikuara qofshin ato.
Së fundmi Shoqëria Amerikane e Inxhinierëve Civilë, ka publikur një listë me 7 mrekullitë inxhinierike të botës moderne. Ato janë:
1. Arkipelagu artificial “The World” në Dubai
“The World” në Dubai është një arkipelag artificial. Ai do të ketë formën e hartës së botës, i vendosur në Gjirin Persik, rreth 4 km larg bregut.
2. Projekti i Ngushticës së Beringut
Kjo është një urë ose tunel hipotetik që do të lidhë gadishullin Chukotka në Rusi dhe atë Seëard në Alaskë. Ura-tunel do të reduktojë ndjeshëm qarkullimin midis oqeaneve Paqësor dhe Arktik, kështu ngadalë përmbysen efektet e ngrohjes globale.
3. Hadron Collider
Ai është ndërtuar nga Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore (CERN) në vitin 2008. Për ndërtimin e tij u deshën 10 vjet, 10.000 shkencëtarë dhe inxhinierë, nga 100 vende dhe qindra laboratorë dhe universitete.
4. Tuneli “Gotthard”
Ai është një nga tunelet hekurudhorë më të gjatë në botë që kalon përmes Alpeve në Zvicër. Ai u hap më 1 qershor 2016, është 153.5 km i gjatë dhe për përfundimin e tij u deshën rreth 10 vjet.
5. Tuneli nënujor Japoni-Kore
Qëllimi për ndërtimin e këtij tuneli nënujor është të lidhë Korenë e Jugut me Japoninë. Ai do të jetë më shumë se 200 km i gjatë dhe do të lehtësojë jetën e rreth 20,000 njerëzve, të cilët udhëtojnë çdo ditë midis vendeve.
6. Stacioni hapsinor me panele diellorë
Ky është një projekt i së ardhmes, i cili ka për qëllim grumbullimin e energjisë diellore në hapësirë duke përdorur satelit me panele diellorë.
7. Transformimi i Marsit që të ngjajë me Tokën
Transformimi i Marsit është pjesë e inxhinierisë Planetare, e cila është shkenca e kolonizimit të planeteve jashtëtokësore. Ky është një proces hipotetik përmes të cilit klima Marsit dhe topografia e tij do të ndryshohet me qëllim për ta bërë të banueshme për njerëzit.