×
Secondary Adv

Tabela qe tregon planetet, te cilet mund te mbajne jete

Share on Google+

Teleskopi hapësinor i i NASA-s, Kepler ka gjetur tashmë mijëra planetë jashtë sistemit tonë diellor. Disa prej këtyre “eksoplanetëve” mund të kenë mjedis të ngjashëm me Tokën. 

 

Duke u bazuar në të dhënat e përpiluara nga Laboratori i banueshmërisë planetare, më poshtë po ju tregojmë nëntë planetët, të cilët mund të ofrojnë kushtet e duhura për zhvillimin e jetës. Shkencëtarët kanë konsideruar dhjetëra eksoplanetë “potencialisht të banueshëm”, por këta janë kandidatët më të afërt për ne si përshembull: GJ 667 cf 22 vite drite larg nga Toka, GJ 667 ce 22 vite drite larg, Ëolf 1061 c 14 vite drite larg etj.

Ne nuk e dimë shumë rreth këtyre botëve, por dimë se ata janë të gjithë pak më të mëdhenj se Toka, dhe se orbitojnë një ylli në një distancë, e cila lejon që uji në gjendje të  lëngët të ekzistojë në sipërfaqen e tyre.

NASA thotë: “Uji është elementi më i rëndësishëm, pasi pothuajse kudo që ne gjejmë ujë në Tokë, gjejmë jetë.” Gjenerata e ardhshme e teleskopëve do të na ndihmojë të zbulojmë më shumë reth këtyre planeteve si: nga çfarë është e bërë atmosfera e tyre dhe klima që kanë.


Më të lexuarat