×
Secondary Adv

Kamioni qe mund te shtroje 50 meter rruge ne me pak se 10 min

Share on Google+

Në vend të krijimit të një automjeti për të gjitha llojet e terreneve, një kompani në Uells ka dizenjuar një kamion, i cili mund të shtrojë një rrugë për më pak se 10 minuta.

 

I quajtur “FAUN Trackway”, ai mund të shtrojë 50 metër rrugë të përkohshme, për të siguruar kalim përmes një terreni të ashpër, duke përfshirë borë, kënetë, baltë, rërë etj.  Rruga portative është e përshtatshme për kalimin e makinerve të rënda dhe të lehta. Më pas ajo mund të mbidhet dhe të përdoret përsëri sipas nevojës.

Kamioni është krijuar për tu përdorur në ushtri dhe në operacionet e emergjencave civile. Automjetet që peshojnë deri në 70 ton mund të kalojnë të sigurta mbi rrugë pa rrezikun e ndonjë dëmtimi të mundshëm. Aktualisht kamioni është duke u përdorur nga mbi 30 ushtari të ndryshme.

 


Më të lexuarat