Secondary Adv

Kjo kamera mund te beje foto vetem me nje shkelje te syrit

Share on Google+

Një kompani me bazë në Tokio ka krijuar një kamera, e cila mund të vendoset në të gjitha llojet e syzeve. E quajtur “Blincam”, ajo ju lejon të fotografoni çdo gje që ju shihni. Gjithçka që ju duhet të bëni është një shkelje syri.

 

Blincam zbulon kur ka lëvizje rreth syrit. Ajo punon me një shkelje syri të qëllimshme dhe të fortë, por jo me një të vogël të natyrshme. Për menaxhimin e fotografive paisja lidhet me smartfonin me anë të  Bluetooth-it. Sipas ekipit produkti final do të ketë edhe një aplikacion në celular, i cili ju siguron akses në fotografitë e bëra me kamerën.

Gjithashtu ajo ka  mikroUSB, memorie të brendshme 32GB  dhe një “HD CMOS” kamera sensor. Kompania synon të fillojë prodhimin në masë të “Blincam” dhe shitjet me pakicë në vitin 2017.


Më të lexuarat