Njihuni me makinen larese, e cila mund te punoje pa elektricitet
“Drumi” është një makinë larëse portative, e cila për të punuar nuk kërkon energji elektrike. Pajisja është plotësisht ekologjike dhe për ta vënë në punë ju mjafton të pedaloni.
Ajo është në gjendje të lajë deri në 7 rroba dhe të mbajë deri në 2 litra ujë. Drumi është vetëm 55 cm, kështu që është e lehtë për ta marrë kudo që ju keni nevojë për të.
Për aq kohë sa të keni ujë dhe pak ilaç, kjo makinë larëse mund ti pastrojë rrobat tuaja në vetëm disa minuta. Ky nuk është i vetmi projekt ekologjik i kompanisë Yirego. Ajo është duke krijuar një detergjent ekologjik, të qëndrueshëm dhe të dobishëm. Vetëm një qese me këtë sapun është e mjaftueshme për të pastruar të gjitha rrobat tuaja për një vit, thotë Yirego.
Drumi kushton 129 dollarë. Ajo është një mjet tepër i dobishëm, pasi mund të ndihmojnë njerëzit në të gjithë botën si për shembull: nxënësit me një buxhet të shtrënguar ose njerëzit, që për arsye të ndryshme nuk mund të përdorin energjinë elektrike.