Secondary Adv

Disa ide per ndricimin e dhomes se ngrenies

Share on Google+

Për të krijuar një ambient sa më të këndshëm dhe modern në dhomën tuaj të ngrënies, një element mjaft i rëndësishëm është edhe ndriçimi.Nga llambadarët tradicionalë tek ata modernë, këtu janë disa nga propozimet tona.

 

1. Llambradar kristali

Nëse një llambadar kristali është pak a shumë tradicional, ju do ta vlerësoni shumë modelin e tij të fundit, i cili ka një kornizë metalike me fije të holla të bëra prej bronxi. Ai është “Poker di Cuori” nga LuceCrea.

 

2. Instalim të dritave të shumta

Në qoftë se dhoma juaj është e madhe ose ju dëshironi të ndriçoni një tabelë të madhe, atëherë merrni në konsideratë sugjerimin tonë për instalimin e dritave të shumta. Për shembull një palë llamba që varen janë perfekte për një tryezë ngrënieje.

Kjo është një alternativë e mirë për dhoma të hapura me tavane të lartë, sepse ata zvogëlojnë volumin vizual të hapësirës. Ai është “Cosmos” nga Vibia. Frymëzuar nga mundësitë e pafundme të universit, këta disqe qiellorë krijojnë një simbiozë të përsosur mes burimit të dritës dhe dizajnit.

 

3. Llambradar i madh që varet

Nësë përdorni këta lloj ndriçuesish për dhomën tuaj të ngrënies  atëherë aty do të krijohet një atmosferë mjaft e këndshme. Pjesa më e mirë e tyre është se përshtaten me çdo stil apo dizajn. Ai është “Domenica” nga Karman Italia.

 

4. Llambradar që varet horizontalisht

Bukuria e këtij abazhuri qëndron në faktin se ai mund të përdoret në mjedise të ndryshme dhe është perfekt për ti dhënë thellësi dhe lëvizje shtëpisë tuaj. Ai është “Quarter” nga Fabbian Lighting.  Elementet e ndriçimit të “Quarter” marrin formë brenda një shtrese të hollë alumini të bardhë. Ky koleksion është i përbërë nga llambat e murit dhe të tavanit, në dispozicion në shtatë madhësi të ndryshme, plus dy llambat e varura, edhe për përdorim të brendshëm.

 

Këto llambradarë në Shqipëri mund ti gjeni pranë kompanisë “Alba Elettrica.” Ajo ofron një gamë të gjerë të ndriçuesavë dhe është shpërndarësi më të rëndësishëm i këtyre produkteve në treg.

Per me teper informacion rreth Alba Elettrica klikoni ketu


Më të lexuarat