Secondary Adv

Australi, ndertohet qyteti i pare ekologjik i Tesla-s

Share on Google+

Një qytet i ri është planifikuar për tu ndërtuar në përiferi të Melburn në Australi. Sipas njoftimit të Renew Economy, qyteti i Teslës do të jetë i pari në botë, që do të përmbajë panele diellorë në çatitë e çdo shtëpie si edhe Tesla Powerwalls. 

 

 

I dizenjuar nga studioja arkitektonike  “Glenvill” qyteti është quajtur “YarraBend”, për shkak se aty pranë kalon lumi me të njëjtin emër. Kur projekti të përfundojë do të ketë 2500 banesa të reja. Është parashikuar që njerëzit që do të popullojnë qytetin të përdorin 43 % më pak ujë dhe të prodhojnë 80 % më pak mbeturina se ata që do të jetojnë diku tjetër. Gjithashtu energjia diellore do të jetë aq e bollshme, sa banorët mund të karikojnë makinat e tyre pa asnjë kosto shtesë.

Ai mbulojë 16.46 hektarë tokë dhe 60 shtëpitë e para do të dalin në shitje javën që vjen me çmime nga 1.48 deri në 2.1 milion dollarë. Kontratat për banorët e rinj pritet të nënshkruhen zyrtarisht në gusht dhe ata të zhvendosen në qytetin e Teslas në fund të vitit 2017.

(Tesla Powerwalls, bateri për shtëpi që karikohet duke përdorur energjinë e prodhuar nga panelet diellorë).

 


Më të lexuarat