Secondary Adv

Xhami inteligjent qe mund te behet jo-transparent vetem me prekjen e nje butoni

Share on Google+

Një kompani e quajtur “Innovative Glass” ka sjellë një treg disa produkte të mahnitshëm, të cilët vendosin në rrezik përdorimin e grilave apo perdeve.

 

Një nga produktet e tyre të quajtur LC Privacy Glass, që aktivizohet me anë të elektricitetit mund të ndryshojë nga transparent në të bardhë vetëm me një buton. Kur ka energji elektrike xhamat mbeten të qartë dhe transparentë, në rast të kundërt ata errësohen.

 

Një tjetër produkt i quajtur SPD SmartGlass mund të ndryshojë nivelin e tij të ngjyrës blu nga e butë (e lehtë) në një ngjyrë blu të errët. Me këtë produkt ju keni mundësinë edhe të përcaktoni sasinë e dritës që kalon përmes dritares. Në krahasim me funksionin e thjeshtë ON/OFF , ky është pafundësisht i konvertueshëm dhe mund të bllokojë deri në 99.5% të transmetimit të dritës kur është  në gjendjen e tij plotësisht të errët. Kjo ju lejon të keni kontroll të plotë mbi ngrohjen/dritën që hyn në dhomë si edhe kontroll mbi pamjen jashtë.

 

Dhe në të njëjtën linjë ëështë edhe produkti tjetër i quajtur SolarSmart Glass, i cili gjithashtu ndryshon nivelin e ngjyrës në xham. Por si mund ta kuptoni edhe nga emri i tij në këtë rast përdoruesi nuk mund të bëjë asgjë për ta kontrolluar atë.  Ajo është plotësisht automatike dhe ndryshon vazhdimisht duke ju përshatur diellit dhe ndryshimit të motit.


Më të lexuarat